Lëvizja Besa për korrupsionin: Goditja duhet t’i jepet nga lart, duke hetuar personat publikë

    Lëvizja Besa në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, nëpërmjet një komunikate ka shkruar se në luftën ndaj saj duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete, njofton Nistori.

    “Përkushtimi për të luftuar një fenomen kaq negativ në shoqëri, nuk është edhe aq i lehtë, përkundrazi, korrupsionit fillimisht duhet t’i jepet goditje nga lartë duke hetuar pronën e gjithë personave që ushtrojnë poste publike. Duhet hetimi i tyre, mënyra se si i kanë fituar parat dhe si ata menaxhojnë me pronën publike. Një vetting transparentë dhe me njerëz të pastër, do të parandalonte korrupsionin në shoqëri.” – deklaron Lëvizja Besa.

    Ndryshe, Indeksi i korrupsionit në botë e nxori Maqedoninë e Veriut në vendin e 81-të në mesin e 194 shteteve sa i përket kërcënimit të korrupsionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Korridori i tetë, realitet

    Lajmi i rradhës

    Nuk posedonin certifikatë vaksinimi, arrestohen tre persona në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë