Nuredini: I ftoj të gjithë të kontribuojnë në mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

    Në fjalimin e tij në sesionin e sotëm drejtuar Komitetit të UNESCO-s, ministri Naser Nuredini duke falënderuar për mbështetjen deklaroi:“Falenderoj Komitetin e UNESCO-s i cili njohu përpjekjet tona dhe miratoi amendamentin e propozuar i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra.

    “Veçanërisht falënderoj Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës.”

    “Gjithashtu, shpreh falenderim për kolegët e mi australianë dhe norvegjezë për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme miqësore. Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore. Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit” ka thënë Nuredini para përfaqësuesve të shteteve në UNESCO ku mes tjerash është diskutuar edhe për të ardhmen e Liqenit të Ohrit nën ombrellën e UNESCO-s.

    Lajmi Paraprak

    RMV, paralajmërime për largime të reja nga puna

    Lajmi i rradhës

    Ulen çmimet e derivateve të naftës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë