Arrestohet një i mitur nga rrethina e Gostivarit, kërcënoi nënën dhe motrën e tij

    Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se sot më mëngjes policia ka arrestuar një të mitur nga rrethina e Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.

    “Sot (26-shtator) në ora 09:30, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria të miturin nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili dje ka qenë i denoncuar nga nëna e tij 38-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e tij dhe i ka kërcënuar me mjet të mprehtë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të denoncuarit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    Nuredini: Ndoshta kam gabuar në shqiptim, por nuk kam thënë se të mos ngrohemi me dru

    Lajmi i rradhës

    Liderja e ekstremit të djathtë pritet të bëhet kryeministrja e parë e Italisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë