Nxehën gjakrat në BDI | Izet Mexhiti shpërthen ndaj Artan Grubit, kërkon llogari për punën e Qeverisë

    Figura e rëndësishme e BDI-së, gjegjësisht nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, sot ka kritikuar bashkëpartiakun e tij, zv. kryeministrin e parë shqiptar, Artan Grubi dhe ka kërkuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak, përcjell Nistori.

    Sipas Mexhitit, në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale, duke aluduar në Grubin dhe zgjedhjet kadrovike janë shndërruar në privilegje të individit Artan Grubi!

    “Në BDI gati për dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk themelohen organet statutare partiake! Si pasojë e kësaj, vendimmarrja politike është bërë pronë individuale! Nuk ka debat dhe konsultime me bazat partiake! Zgjedhjet kadrovike janë shndërruar në privilegje të individit Artan Grubi! Nuk ka llogaridhënie për punën e Qeverisë dhe programin politik për gati dy vite! Për shkak të mosfunksionimit të jetës organizative të Bashkimit Demokratik për Integrim, ne konstatojmë se ka rënie të mbështetjes për partinë (zgjedhjet e fundit në Tetovë)! Sjellja arrogante dhe diletante e ekzekutivit në krye me Artan Grubin, kanë shkaktuar pakënaqësi, revoltë dhe pasivitet të strukturave dhe të votuesve!Koncentrimi i pushtetit politik, programor e kadrovik tek individi dhe përjashtimi i strukturave meritore nga vendimmarrja politike dhe tendenca për tjetërsimin e BDI-së, ka shkaktuar revoltë tek anëtarësia më meritore për fitoret e BDI-së ne të kaluaren.Pikerisht për keto arsye kërkojmë: Debat politik brenda partisë për tejkalimin e kësaj situate; Pergjegjësi dhe llogaridhënie nga mbajtësit e pushtetit ekzekutiv; Apelojmë që të ndërpritet “lufta” politike brenda llojit;I bëjmë thirrje anëtarësisë dhe strukturave partiake që të angazhohen në evitimin dhe tejkalimin e këtyre dukurive dhe të kesaj situate; Kërkojmë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që të shfrytëzojë autoritetin e vet politik dhe statutar për gjetjen e një zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak.” – shkruan Mexhiti ndër të tjera.

    Ai shton se, pakënaqësi ka edhe në degët e tjera të partisë. Ndryshe, Mexhiti nuk votoi qeverinë e Kovaçevskit për qeverinë për shkak të mospajtimeve me disa vendime kuadrovike, përkatësisht zgjedhjen e anëtarëve të partisë Artan Grubi dhe Bujar Osmani për ministra të sistemit politik dhe të punëve të jashtme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shteti ngre duart në lidhje me keqpërdorimet e çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtimi i energjisë elektrike, detyron qytetarët të furnizohen me pajisje altenative të energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë