Një profesor me mjet të hekurt sot rreth orës 13:30 ka lënduar një nxënës të shkollës së mesme “Ibraim Temo” në Strugë. Nxënësi është pranuar në spital me lëndime në kokë.
“Nga Reparti kirurgjik më kanë informuar se rreth orës 13:45 është pranuar një fëmijë me lëndime në kokë. Fëmijës i janë qepur plagët dhe është lëshuar për kurim shtëpiak”, njofton Armend Arsllani, drejtor i Spitalit të Strugës.
Nga SPB Ohër njoftojnë se për rastin në fjalë është privuar nga liria një 57-vjeçar.
“Në rajonin e Strugës është ndaluar E.S. (57) nga Struga, i cili në shkollën e mesme “Ibraim Temo” ka prishur rendin dhe sigurinë publike pasi me një mjet të hekurt fizikisht ka sulmuar një nxënës nga e njëjta shkollë”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB Ohër.