Nxënësit e Vizbegut mësojnë në tre komuna të ndryshme, nisin protestat

    Që nga fillimi i vitit shkollor, fëmijët e Vizbegut që ndjekin mësimet në shkolla të komunave të të ndryshme janë të detyruar që të bëjnë rrugë në këmbë deri në 5 kilometra në mungesë të të transportit të organizuar. Të revoltuar nga padrejtësitë që po u bëhen fëmijëve të tyre, banorët e Vizbegut për rreth një orë bllokuan udhëkryqin e bulevardit Sllovenia dhe Bosnjë- Hercegovina.

     “Fëmijët tanë po udhëtojnë nga 4 deri në 5 kilometra deri në shkolla. Me çka po udhëtojnë? Më çka po munden. Më shumë në këmbë, dikush që ka mundësi paguan transport dhe i dërgon me vetura private, por shumica në këmbë.”.

    Unë personalisht jam prind i katër fëmijëve që mësojnë në shkollën fillore “7 Marsi”. Për këto 9 vjet fëmijët e mi kanë qenë të rrezikuar nga qentë endacak. Udhëtojnë në këmbë prej te stacioni i autobusit deri në shtëpi, rruga ka qenë e pandriçuar. Kanë ardhur kohë e pa kohë, në borë e në shi, fëmijët e të gjithë Vizbegut, bëhet fjalë për 1400 nxënës.”.

    Banorët këmbëngulin që protestat të zhvillohen çdo ditë deri në zgjidhjen e problemit të transportit dhe nisjen e punimeve për ndërtimin e shkollës së re në Vizbeg.

    Për fat të keq nuk kemi as shkollë e as transport, para pandemisë ka pas transport. Çdo ditë derisa nuk zgjidhet problemi i transportit por edhe si kusht edhe nëse zgjidhet problemi I transportit ne do u japim kusht për fillimin e ndërtimit të shkollës.

    “Për ne, fati I fëmijëve tanë është më I vlefshëm se çdo gjë tjetër në këtë jetë. Për këtë arsye, ju të nderuar drejtues të komunave nuk na keni lënë asnjë rrugë tjetër pos protestës dhe ju paralajmërojmë se ne jemi të vendosur që ti vazhdojmë protestat.

    Nxënësit e Vizbegut vite me radhë përballen me mungesën e një shkolle fillore me mësim në gjuhen shqipe. Rreth 1 mijë nxënës të kësaj lagje janë të detyruar që mësimin ta ndjekin nëpër shkolla fillore të komunave Çair, Butel, dhe Shuto Orizare./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zaev: S’ka arsye për të pranuar dorëheqjen e Filipçes dhe Hasanit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria ka miratuar ndryshimet në gjashtë ligjet kryesore mbi procesin e digjitalizimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë