Nxënësit ende me libra të dëmtuar | Carovska premton zgjidhje të problemit, pas miratimit të ligjit

    Ministrja e Arsimit, Milla Carovska ka apeluar prindërit të mos bëjnë fotokopje librat digjital për klasën e katërt, ku mësimi duhet të realizohe sipas konceptit të ri mësimor. Carovska tha se nxënësit duhet të mësohen të përdorin librin digjital sepse është e ardhmja e tyre. Ndërkohë për mungesën e librave dhe atyre të dëmtuara, Carovska akuzoi drejtuesit e shkollave, të cilët siç tha ajo nuk kanë menaxhuar si duhet shpërndarjen dhe ruajtjen e librave. Madje, Carovska tha se secila shkollë duhet të gjej mënyrën që  nxënësit t’i furnizoj fëmijët me resurset  nevojshme për mësim.

    Unë u apeloj prindërve se nuk u bëjnë shërbim fëmijëve të tyre por u bëjnë dëm. Secili që ka mundësi duhet të përdor librin digjital, prandaj edhe kemi tabela digjitale në të cilat shfaqet multimedia por gjithashtu u tregohet fëmijëve se pajisjet teknologjike nuk janë vetëm për tu argëtuar por mund të shfrytëzohet edhe për hulumtime dhe mësim sepse bota në të cilën ata jetojnë dhe do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë është digjitale, prandaj kjo është ideja e librave digjital”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sekuestrohen veshmbathje të falsifikuara të markave të njohura

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës ka lidhje me tragjedinë në spitalin modular në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë