Nxënësit në Kërçovë më shumë të interesuar për drejtimet e mjekësisë

    Dita e hapur në gjimnazet e Kërçovës, për t’i njoftuar nxënësit për drejtimet mësimore. Siç mund të shihet, për atë të mjekësisë kishte më shumë interesim. Më pas pasonte gjimnazi i përgjithshëm, ndërsa drejtimi më pak i kërkuar ishte makineria.

    “Kemi pasur shumë vetë të interesuar, kjo vjen si pasojë e asaj se përderisa ka interesim për mjekësinë çdo herë do të ketë dashuri për njerëzimin”.

    “Interesim ka të bollshëm, por do të them që interesimi më i madh është tek drejtimi i mjekësisë ose i farmacisë por edhe tek ne ka mjaftueshëm interesim”.

    “Kemi bërë disa projekte këtu të cilat do t’i parashtrojmë se si punojnë, me anë të hidraulikës dhe ujit kemi prodhuar një buldozer”.

    Zëvendësministri i arsimit, Lulzim Aliu, bëri më dije se nga ky vit në gjimnazin e Kërçovës do të hapet një paralele e arsimit dual.

    “Para një periudhe kishim promovimin e këtij koncepti i cili tanimë po gjen hapësirë dhe zbatim edhe më të madh, më gëzon fakti që edhe në Kërçovë tek SHMK “Drita” prej këtij viti një paralele e konceptit të mësimit dual”.

    Kryetari i komunës, Fatmir Dehari, e përshëndeti këtë nismë dhe tha se në qytetit e Kërçovës ka mjaftueshëm kuadër profesional për çdo drejtim që do të hapet, ndërsa bëri me dije se si pushtet lokal po punojnë për të parandaluar ikjen e të rinjve nga vendi. Në Gjimnazet e Kërçovës përveç drejtimit të përgjithshëm ka edhe drejtim për mjekësi, farmaci, ekonomi, makineri e kimi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Cërvenkovski: Marrëveshja me Bullgarinë, hapi kutinë e Pandorës

    Lajmi i rradhës

    Rifillon funksionimi i transportit publik në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë