Nxënësit në RMV për herë të parë do të shfrytëzojnë pushimin pranveror

    Në vitin shkollor 2023/2024, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të kenë pushim pranveror. Në seancën e Qeverisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që viti shkollor të fillojë më 1 shtator dhe gjysmëvjetori i parë të përfundojë më 29 dhjetor 2023, përcjell Nistori.

    Prej datës 30 dhjetor nxënësit do të shfrytëzojnë pushimet dimërore dhe gjysmëvjetori i dy-të do të fillojë më 22 janar.

    “Në periudhën nga data 29 prill deri më 5 maj 2024, nxënësit do të jenë në pushim pranveror. Viti akademik do të zgjasë deri më 17 qershor, ndërsa pushimet verore do të nisin nga 18 qershor dhe do të mbarojnë më 31 gusht 2024, informon MASH.

    Lajmi Paraprak

    Pas një dekade e gjysmë rriten pagat për punonjësit e DAP-it

    Lajmi i rradhës

    BFI gëzon besim të lartë në mesin e besimtarëve myslimanë në vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë