Nxënësit në Tetovë dhe Gostivar i kthehen mësimit me prezencë fizike

    Fotografi ilustruese

    Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës janë rikthyer sot në bankat e shkollës në vitin e ri shkollor pas prolongimit dy javor që u bë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike në Tetovë dhe Gostivar.

    Shkollat i kishin marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve ku në hyrje të shkollave nxënësve para se të futeshin në hapësirat e brendshme në shkollës për të ndjekur procesin mësimor i’u matej temperature. Në shkollën e mesme gjimnazin 7 Marsi në çdo klasë dhe korridoret e shkollës ishin vendosur dezinfektues dhe gjatë ndjekjes së orëve mësimore të gjithë nxënësit mbanin maskë mbrojtëse.

    Nga kjo shkollë theksuan se mbi nëntëdhjetë e nëntë përqind e nxënësve sot janë paraqitur në shkollë. Në shkollën e mesme të mjekësisë Nikolla Shtejn që është një ndër shkollat që numëron numrin më të madh të nxënësve, drejtoria e kësaj shkolle kishte angazhuar tre persona nga stafi i shkollës që kryenin matjen e temperaturës së nxënësve gjatë hyrjes në shkollë dhe urdhëronin nxënësit të kryenin edhe dezinfektimin e duarve.

    Pas çdo ndërrimi sipas drejtorit të kësaj shkollës Isan Emini kryhet dezinfektimi i klasave mësimore.

    Përndryshe Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska ditë më parë nënvizoi se përqindja e nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19 është shumë e ulët dhe shkollat nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e virusit, nxënësit do të vijojnë të ndjekin procesin mësimor me prezencë fizike dhe në rast të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike atëherë mund të ndryshohet modeli mësimor. /Koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Kurti për reciprocitetin e targave: Po zbatohet një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria ende nuk i ka përcaktuar shkaqet e zjarrit në spitalin modular të Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë