Prokuroria ende nuk i ka përcaktuar shkaqet e zjarrit në spitalin modular të Tetovës

    Foto: Emir H

    12 ditë pas tragjedisë në Tetovë, askush nuk tregon se si shpërtheu zjarri. Prokuroria e Tetovës ende nuk i ka përcaktuar arsyet, as nuk ka arritur deri te baza e dyshimeve për kryerjen e veprës penale.

    “Rasti është ende në procedurë parahetimore”, njoftojnë nga Prokuroria.

    Katër krim-teknikët gjermanë nga vendlindja e tyre do të dërgojnë raport për atë se çfarë kanë vërejtur në spitalin e djegur. Për mendimin e tyre, do të presim edhe dy javë shtesë, njoftoi kryeministri Zaev, i cili ka disa informacione mbi tragjedinë, por derisa të dalin raportet zyrtare, nuk do të zbulojë se çfarë mendon për shkaqet e tragjedisë.

    Ata do të paraqesin raportin brenda 10 deri në 15 ditë.” Dhe, natyrisht, pres që raportet tona të jenë gati shumë shpejt. Të gjithë e dinë, në mënyrë narrative dhe me gojë, se çfarë është ajo që perceptohet. Nuk do të doja të nxitoja, të mos bëja diçka të parakohshme, por koha është me të vërtetë e rëndësishme. Qytetarët po kërkojnë përgjigje … Nëse ju personalisht më pyesni mua si Kryeministër kur pres, unë pres që raportet të publikohen deri në fund të kësaj jave, dhe nëse do të jetë kështu apo jo, Prokurori Republikan dhe prokurorët kompetent do ta thonë këtë – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

    Ministrja e Punës, Jagoda Shahpaska, nuk tregon se kush e ka mbikëqyrë ndërtimin dhe kush e ka firmosur pranimin teknik të spitalit të djegur.

    Për këtë pyetje e cila është në interes të hetimit nuk mund të përgjigjem unë, as nuk është pjesë e detyrimeve të mia që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje – u shpreh Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    Hetuesit ende po kërkojnë përgjigje për këtë pyetje. Prokuroria e për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është ende duke analizuar dokumentet e ministrisë mbi mënyrën e ndërtimit të 19 spitaleve modulare në vend. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit në Tetovë dhe Gostivar i kthehen mësimit me prezencë fizike

    Lajmi i rradhës

    Selami: Aplikacioni për regjistrimin e diasporës pre e sulmeve kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë