Nxënësit shqiptarë të Bërnjarcës akoma nuk kanë filluar vitin shkollor

    Fëmijët e fshatit Bërnjarcë të Komunës së Gazi Babës akoma janë në bojkot që nga fillimi i vitit shkollor. Edhepse autoritetet lokale thanë se do të sigurojnë transport për rreth 60 nxënësit shqiptarë të këtij fshati por deri në këto momente asgjë nga transporti. Në pamundësi për të ndjekur mësimin në fshatin e tyre, nxënësit nga klasa e parë e deri në të nëntën janë të detyruar që procesin mësimor ta ndjekin në shkollat e Haraçinës, duke bërë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra. Edhe kryeministri Zoran Zaev tashmë disa herë është shprehur pro zgjidhjes së këtij problemi, por pa caktuar afatin.

     “Prioriteti i parë është zhvillimi i mësimit në gjuhën amtare, prandaj në mënyrë shtesë janë siguruar para për transport të nxënësve derisa nuk sigurohen hapësira për mësim për fëmijët në Bërnjarcë. Edhe në bisedë me prindërit dhe këshillin organizativ, unë kisha rastin të bisedoj në Haraçinë, vendosën që tani për tani është më mirë të sigurohet transporti dhe fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare ndërsa në të ardhmen të sigurohen mësim në fshatin e tyre në Bërnjarcë, ku do të ndërtohen dhe sigurohen hapësira të mjaftueshme për mësim”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

    Por Këshilli i prindërve këmbëngul që fëmijët mësimin ta ndjekin në shkollën e fshatit. Sipas tyre, transporti mund të pranohet vetëm si zgjidhje e përkohshme.

     “Për ne, zgjidhja më e preferuar ka qenë shkolla të jetë e hapur këtu, është edhe më afër. Por, në fund të fundit edhe këtë do ta pranojmë se ngelën fëmijët pa mësim. Edhe vitin e kaluar humbën shumë për shkak të pandemisë, tash këtë vit ne po bojkotojmë. Kështu që fëmijët tanë po i humbin dy vjet mësim nga shkolla”- pohoi Ekrem Saliu, këshilli i prindërve.

    Deri në zgjidhjen e problemit, fëmijët e fshatit Bërnjarcë po improvizojnë klasë në ambient të hapur për ta realizuar procesin mësimor ndërkohë që fëmijët e klasës së pestë luajnë rolin e mësuesit që fëmijëve më të vegjël t’ua mësojnë shkronjat dhe numrat. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase. Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Angela Merkel bën thirrje për tolerancë

    Lajmi i rradhës

    Regjistrimet e dyfishta do ta ulin numrin e popullsisë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë