Regjistrimet e dyfishta do ta ulin numrin e popullsisë në RMV

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Numri i qytetarëve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut mund të zvogëlohet. Kjo për shkak të kryqëzimit të dhënave nga personat e regjistruar brenda vendit dhe ata në diasporë. Enti Shtetëror i Statistikave ka përcaktuar tre kategori përmes të cilave do t’i saktëson të dhënat, shkruan Nistori.

    • Kategoria e parë ka të bëj me numrin qytetarëve të regjistruar gjatë procesit në shtet, por njëkohësisht të regjistruar edhe në diasporë. Në këtë kategori sistemi do ta merr për bazë regjistrimin e parë nga personi, apo regjistrimin personal. ​
    • Kategoria e dytë ka të bëj me personat që jetojnë në diasporë, por që janë përfshirë në proces si shtetas kur janë regjistruar familjarët e tyre. Edhe në këtë rast sistemi me automatizëm do ta cakton cilën të dhënë e merr për bazë. Qytetari i cili është vetë regjistruar në diasporë, do të futet në kategorinë e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit. ​
    • Kategoria e tretë kë të bëj me personat e regjistruar derisa janë ndodhur në lëvizjes për arsye profesionale apo studimore. Në këtë kategori bien studentët, përfaqësuesit diplomatik dhe ushtarët e dërguar në misione jashtë vendit.

      Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami në një prononcim ekskluziv për Nistori thotë se në parim numri i përgjithshëm i popullsisë nuk ndryshon, por ndryshon numri i personave rezident dhe atyre në diasporë.

      Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i ESHS-së​
      “Ky numër i regjistruesve brenda vendit pritet të zvogëlohet. Kjo për shkak të personave që janë regjistruar nga dy herë. Kryqëzimi i të dhënave të regjistrimit është paraparë në tre kategori; personat e regjistruar në diasporë dhe në shtet, personat që jetojnë në diasporë të regjistruar nga familjarët e tyre që i kanë në Maqedoni të Veriut dhe kategoria e tretë qytetarët që ndodhen në lëvizje për arsye profesionale ose arsimore”.

      Sipas Selamit ky proces do të nisë pas përmbylljes së procesverbaleve nga regjistruesit dhe instruktorët në terren.

      Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i ESHS-së
      “Kur të përpunohet në gjitha të dhënat, sistemi me automatizëm detekton regjistrimet e dyfishta dhe e regjistron automatikisht aplikimin personal të qytetarit”.

      Në ndryshimin e numrit të përgjithshëm do të ndikon edhe përfshirja e personave që nuk janë regjistruar gjatë procesit, por që do të rezultojnë si shtetas gjatë përpunimit të të dhënave nga institucionet e ndryshme.

      Më 30 shtator përfundoi regjistrimi i popullsisë. Sipas ESHS-së në vend jetojnë 1.832.696 qytetarë, ka 873.255 banesa dhe 568.175 amvisëri. Në diasporë janë regjistruar 204.850 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit tonë. Të dhënat përfundimtare do të dihet pas 6 muajsh, ndërsa raporti përfundimtar kërkon nënshkrimin e lidhur të dy krerëve të ESHS-së dhe miratimin e tij në Kuvend me shumicë votash.

      Regjistrimi i fundit në shtet është realizuar në vitin 2002, ndërsa ai i vitit 2011 kishte dështuar që në nisje. /Nistori/
    Lajmi Paraprak

    Nxënësit shqiptarë të Bërnjarcës akoma nuk kanë filluar vitin shkollor

    Lajmi i rradhës

    Itali: Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë