Obama: IA mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk vihet nën kontroll, po përparon

    Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale mund të bëhet e rrezikshme nëse nuk menaxhohet siç duhet, duke u bërë thirrje demokratëve të hartojnë politika dhe strategji qeverisëse për përballimin e kësaj sfide.

    Qëndrimi i Obamës, i shprehur gjatë një aktiviteti privat për mbledhje fondesh, vjen në një kohë kur një numër në rritje ligjvënësish amerikanë po kërkojnë rregulla më të rrepta për sistemet e inteligjencës artificiale.

    Kjo ndodh gjithashtu pas paralajmërimeve të zymta nga dy studiues të kompanisë Anthropic, të cilët kanë ngritur shqetësimin se përparimi i vrullshëm i industrisë së AI mund të krijojë rrezikun e zhdukjes së njerëzimit.

    “Ky është diçka që po zhvillohet shumë shpejt në duart e sektorit privat dhe, nëse nuk e vendosim nën kontroll, besoj se mund të bëhet e rrezikshme”, citohet të ketë thënë Obama të enjten, sipas “New York Times”.

    Duke iu referuar një transkriptimi të pjesshëm të deklaratave të Obamës, gazeta raportoi se ish-presidenti i bëri thirrje liderit të pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, që të ndihmojë në krijimin e një debati publik mbi politikat për inteligjencën artificiale, nëse demokratët rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit më 3 nëntor.

    “Sapo të bëhesh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, do t’u rekomandoja fuqimisht demokratëve të hartojnë një kuadër për një debat shumë publik”, i tha Obama Jeffries, sipas gazetës.

    Obama u bëri gjithashtu thirrje kandidatëve në garën presidenciale të vitit 2028 që ta vendosin inteligjencën artificiale ndër çështjet kryesore të axhendës së tyre, duke paraqitur një plan të qartë për adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë dhe ekonominë. Panorama

    Lajmi Paraprak

    Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë