Obama kritikon perëndimin: Më shumë vëmendje ka marrë nëndetësja Titan sesa varka e përmbysur në Greqi

    Barack Obama gjendet në Athinë dhe po merr pjesë në konferencën vjetore “Nostos 2023” të Fondacionit Stavros Niarchos.

    Ish-presidenti amerikan, Obama kritikoi mediat perëndimore për faktin se më shumë rëndësi po i kushtojnë vëmendje zhdukjes së një nëndetëse me pesë pasagjerë në krahasim me fundosjen e një anije pranë Greqisë, ku ishin qindra emigrantë.

    Javë më parë është fundosur një varkë me emigrantë pranë shtetit grek, ku të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë dyshohet se janë mbytur, raporton yenisafak.

    Fakti që po i kushtohet më shumë vëmendje nëndetëses me pesë persona, e cila u zhduk në brigjet e Newfoundland, Kanada, ndërsa ishte në një turne në rrënojat e Titanikut, sesa varka e emigrantëve që fundoset pranë shteti grek me deri në 700 njerëz në bord është “e pabesueshme”.

    “Kjo është një situatë e paqëndrueshme. Dhe, ju e dini, nocioni se ne nuk mund të bëjmë diçka për këtë nuk është thjesht i vërtetë. Ne e dimë se mund të bëjmë gjëra për këta njerëz”, tha Obama duke iu referuar fluksit të emigrantëve në vendet e zhvilluara.

    Obama aktualisht po viziton shtetin grek së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat ndërsa po shijon edhe pushimet verore. 

    Lajmi Paraprak

    KRrE gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike për gjashtë muajt e ardhshëm

    Lajmi i rradhës

    Djaloshi 10-vjeçar u bë hit në rrjetet sociale – hartoi një plan financiar se si do ta paguajë shkollimin në kolegj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë