Objektet ilegale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit | Fatmiri: Do t’i shembim

    Çarshia e vjetër e Shkupit / Fotografia: Ramadan Abdiu

    RRETH 40 OBJEKETE KANË UZURPUAR HAPËSIRAT PUBLIKE

    Reth 40 objekte kanë uzurpuar vende publike në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, këtë ka konstatuar Inspektorati i Ndërtimtarisë dhe Urbanizmit.Lokalet kanë uzurpuar prona shtetërore pasi kanë zgjeruar objektet e tyre me ndërtimin e taracave.

    Drejtori i këtij institucioni Fatmir Arifi thotë se u kanë dhënë afat pronarëve që brenda 20 ditëve t’i largojnë vet objektet e zgjeruara, në qoftë se nuk respektojnë afatin ata do të jenë të detyruar që vet t’i rënojnë e për pronarët do të jenë të detyruar që t’i paguajnë të gjitha harxhimet.

    “Kishte shumë parregullësi sidomos me uzurpimin e pronave publike apo shtetërore. Të gjitha ato që kanë shitore kanë marrë përgjegjësi t’i zgjerojnë objektet. P.sh. e ka dyqanin 20 metra në katror e ka zgjeruar në 40 metra në katror. Ne kemi bërë proces verbal deri te pronarët e objekteve dhe u kemi rekomanduar për 15 ose 20 ditë u kemi thënë që t’i largojnë objektet që i kanë zgjeruar ose ne do t’i largojmë objektet dhe do t’i paguajnë të gjitha harxhimet” – tha Fatmir Arifi.

    Klan M javën e kaluar vizitoi Çarshinë e Shkupit por pronarët e lokaleve nuk deshën të flasin para kamerës. Ata arsyetohen se kanë marrë dokumentacion e duhur nga Qyteti i Shkupit dhe gjatë këtyre viteve kanë kontribuar në gjallërimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.Përveç këtu Inspektorati ka konstatuar uzurpim të vendeve publike edhe në komuna tjera, si në Ohër, Manastir dhe Strugë.

    Lajmi Paraprak

    Kthimi i vetos për Shkupin, një gabim i madh

    Lajmi i rradhës

    “Ujku është te dera” | Inteligjenca Artificiale mund t’i shuajë shumë profesione

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë