O’Brien, Escobar e Lajçak koordinojnë strategjitë për dialogun Kosovë-Serbi

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

    “SHBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun si rrugë për marrëdhënie paqësore dhe produktive”, shkroi O’Brien në platformën X.

    Lajçak, në një postim tjetër, shkroi se në Uashington u diskutua rruga përpara në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor.

    “E rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së”, shkroi Lajçak.

    Ndonjë detaj për strategjitë e përmendura nuk u bë i ditur.

    Bashkësia ndërkmbëtare është duke i bërë trysni Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është arritur vitin e kaluar.

    Kosova është nën presion për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia për ta njohur de facto Kosovën.

    Ky asociacion është përmendur, ditëve të fundit, edhe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij nuk do ta pranojë një gjë të tillë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut për herë të parë me presidente

    Lajmi i rradhës

    Një emocion është më i rrezikshmi për zemrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë