O’Brien kritikon VMRO-në: e kaluara politike nuk tregoi interes t’i bashkohet Unionit

    Përfaqësuesi special i SHBA-së për Evropë, Xhejms O’Brajan, në intervistë për MIA-n, thotë se zgjedhjet në vend paraqesin zgjedhje të qartë mes njerëzve që kanë rrugën drejt Evropës dhe njerëzve, e kaluara e të cilëve tregon se nuk janë të interesuar t’i bashkohen Unionit. Ai i është përgjigjur kësaj pyetjeje që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese respektivisht se në skenën politike në vendin tonë ka spikatur fronti evropian nga njëra anë dhe opozitarja VMRO-DPMNE, e cila paralajmëron se do të kërkojë zgjidhje se si të vazhdojë integrimi evropian. Sipas O’Brajan, është e rëndësishme që të gjithë të shprehin pikëpamjet e tyre.

    “Është e rëndësishme t’i pyesim kandidatët se cili është plani i tyre për të ardhmen. Është rrugë e shënuar, është kundërthënës dhe secili qytetar duhet të marrë vendimin e tij. Dhe ka rrugë që nuk është e përshkruar dhe pyetja e vërtetë është nëse ekziston fare apo është thjesht mënyrë e përshtatshme për të shmangur dhe të thuhet se, “në të vërtetë nuk ka rrugë”, deklaroi Xhejms O’Bajan– Ndihmës-sekretari shtetëror i SHBA-së për çështjet evropiane.

    VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur më shumë detaje rreth planit të tyre në programin zgjedhor.

    “VMRO-DPMNE është dëshmuar gjithmonë se ka orientim pro-evropian kurse sa i përket çështjes kryesore me Bullgarinë, VMRO-DPMNE ka zgjidhje precize që do të jenë pjesë e programit zgjedhor, ku qytetarëve do t’u ofrohen zgjidhje për të gjitha çështjet tjera që ata janë më të interesuar, siç janë çështjet e rritjes ekonomike”, tha Naum Stoilkovski– zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Ndryshe, në intervistë, O’Brajan ka shtuar se SHBA-të fuqishëm e mbështesin rrugën e integrimeve evropiane të Maqedonisë. Sipas tij, është hap inkurajues që Bashkimi Evropian në Samitin e dhjetorit konfirmoi integrimin e nëntë vendeve. Ai beson se uniteti që ka treguar Unioni në lidhje me zgjerimin me Ukrainën do të mbizotërojë edhe me vendet e tjera kandidate, përfshirë Maqedoninë.

    “Fokusi i politikave dhe gjeopolitikës evropiane është që të gjitha vendet të jenë pjesë e BE-së. Prandaj, këto zgjedhje kanë rëndësi. Nëse njerëzit vazhdojnë në rrugën në të cilën janë, kam besim se procesi do të ecë përpara në vitet e ardhshme. Nëse shpenzohen vite duke kërkuar rrugë tjetër, mendoj se do të ngadalësojë përparimin e vendit drejt Evropës”, u shpreh Xhejms O’Brajan– Ndihmës- sekretari shtetëror i SHBA-së për çështjet evropiane.

    Ndërkaq i pyetur për vizitën në Uashington të liderëve të partive që përbëjnë opozitën “Lidhja Evropiane për Ndryshim”, Mexhiti, Kasami dhe Gashi, O’Brajan komentoi se është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara që qytetarët e vendit të kenë mundësinë për të dhënë zë të qartë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rrugën drejt Evropës. Megjithatë, ai shtoi se sa më e fragmentuar të jetë hapësira politike, aq më i paqartë do të jetë ky mesazh. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Struga shtrenjton faturat e ujit / Qytetarët: paguajmë për punësime partiake!

    Lajmi i rradhës

    Banorët maqedonasë në Çashkë kundërshtojnë ashpër hapjen e paraleles shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë