OBSh në terren për të parë sa janë të sigurta spitalet modulare në RMV

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Sa janë të sigurta spitalet modulare prej sot në terren do të kontrollojnë përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    OBSH është e interesuar për sigurinë e bombolave të oksigjenit që janë nëpër spitalet e improvizuara. Përveç kësaj, OBSH do të realizojë edhe trajnime për të punësuarit në spitalet modulare.

    “Sigurim të trajnimeve për mbrojtje nga zjarret dhe masa për përdorim të bombolave të oksigjenit, magazinimi dhe furnizimi, për planin e sigurisë së spitaleve, për përgjigje gjatë incidenteve me zjarr. Trajnimet janë për menaxhuesit e spitaleve, personelin mjekësor të klinikave, dhe atë bio-mjekësor, personelin e inxhinierëve dhe personelin ndihmës”, thonë nga OBSH.

    Ndërkaq, enigmë mbetet si ka shpërthyer zjarri në spitalin modular të Tetovës ku vdiqën 14 pacientë dhe familjarë të tyre. Hetuesit maqedonas kanë konstatuar se shkak mund të jetë kablloja zgjatuese, në të cilin ishin lidhur tre pajisje, duke përfshirë defibrilator dhe një karikues celulari. Prokuroria në procedurën para hetimore ka kërkuar analiza nga Fakulteti teknik dhe ekspert të energjisë elektrike, të cilat deri më tani nuk i ka ndarë me publikun.

    “Raportet e marra në prokurori janë analizuar në korrelacion me provat e tjera, por Prokuroria Publike nuk ka mundësi të japë detaje. Pritet ekspertiza nga ekspertët gjermanë, e cila është kërkuar përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, e cila ende nuk ka ardhur.”, njoftojnë nga Prokuroria.

    Askush nuk e di pse është vonuar ekspertiza e ekspertëve gjermanë. Nuk dihet as se kur do të arrijë. Deri ku është raporti, kemi pyetur sërish policinë gjermane për kriminalistikë. Ata kanë konfirmuar përgjigjen se janë në ndihmë, por nuk dhanë detaje. Ndryshe, ky raport është vendimtar për prokurorinë e Tetovës, nga çka varet nëse do të hapet procedurë për ndjekje penale. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Buxheti i vitit 2022 të përqendrohet në sferën e arsimit

    Lajmi i rradhës

    Javëve të ardhshme pritet të ketë ndryshime të kuadrit në LSDM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë