Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut ka ndarë mirënjohje për drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti për kontributin e tij dhe të Institutit gjatë krizës së shkaktuar nga Kovid-19. Me rastin e mirënjohjes së veçantë, Memeti u deklaruar se kjo mirënjohje u takon punonjësve të ISHP-së për punën e tyre të deritanishme, njofton Nistori.
“Mirënjohja për mua nënkupton mirënjohje për Institutin dhe të punësuarit në ISHP. Puna e tyre e palodhshme që nga fillimi i pandemisë, me mbi 800 mijë tamponë të realizuar dëshmon përkushtimin e tyre për shëndetin e qytetarëve kundër një armiku të padukshëm. Jam falënderuar për çdonjërin prej tyre dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën me motivin e njëjtë”, ka potencuar Memeti, drjetor i ISHP-së. /Nistori/
Pançev: Interesat bullgare janë të lidhura me komunitetin bullgar në RMV
Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe, historian dhe analist, në “Programi 200”, tregoi sesi e përjeton opinioni bullgar…