Paqartësitë rreth protokolleve për udhëtimet jashtë vendit

    Testet e detyrueshme gjatë udhëtimit jashtë shtetit përmes fluturimeve ajrore mbeten barrë për udhëtarët edhe pse i kanë marrë vaksinat. Sikur shtetasit tanë rezident që shkojnë në vizitë në vendet e BE-së ashtu edhe mërgimtarët tanë që kthehen në vendqëndrimet e tyre hasin në vështirësi gjatë pritjeve për të bërë testet e shpejta apo PCR testet.

    Ky shtetas thotë se karta e marrjes së vaksinave nuk i mbaron punë andaj duhet të bëj PCR test për 200 euro si dhe koston shtesë të sigurimit shëndetësor.

    “Këto problemet ekstra që na dalin për udhëtime unë erdha nga Amerika nuk kisha asnjë problem, tani shkoj për Ukrainë e më duhet të kem edhe PCR test edhe sigurim shëndetësor. Ja ku i kam edhe dokumentet e vaksinave, por nuk na njohin vaksinat. Për kot i morëm këto vaksina, por janë gjëra eksperimentale nganjëherë o duhet ti marrësh ose të heqësh dorë nga to.

    “Kemi sjell me vete edhe teste të shpejta që I bëjmë sikur atje falas por për fat të keq nuk i pranojnë”

    “Ne udhëtojmë për Gjermani dhe e kemi patjetër të bëjmë test sepse shteti atje na kërkon në hyrje.

    Në Gjermani këto testet e shpejta anti-gjene janë falas këtu paguam nga 1,500 denarë për person.”

    Në ambulancën e improvizuar të aeroportit, ndonëse radhët nuk janë të gjatë si rëndom, ka ditë të ngarkuara që nga presioni kohës për të kapur avionin lënë anash çdo protokoll shëndetësor anti kovid.

    “Vlerësoj se është maltretim për të gjithë udhëtarët për shpresojmë të rregullohet situata si çdo vend tjetër edhe këtu në mënyrë që gjithçka të kthehet në normalitet.”

    “Kur kam qenë para dy muajve në Dubai e kam bërë PCR test 150 euro, për në Kosovë ka qenë pa pare.”

    Përderisa autoritetet shëndetësore thonë se “pasaportat e gjelbra” janë në fazë finale, që në shtetin tonë jepen si certifikata për udhëtim të lirë për ata që janë vaksinuar, kaosi në terminalet e aeroporteve është i pashmangshëm ende pa filluar sezoni i vajtje-ardhjeve të shumta të verës. Nga ana tjetër, masat lehtësuese nga përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend, ende nuk ua ka mbushur mendjen BE-së.

     “Megjithatë vendi ynë është me rrezikshmëri të lartë nga shtetet e BE-së dhe nëse shtetasit tanë duan të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit këtu në sportel duhet të skanojnë një IQ kod për të mbushur një formular on-line i cili merr ca kohë për të plotësuar për secilin person dhe nëse ata rrezikojnë të humbasin fluturimin, stafi i aeroportit i ndihmon me një kundërvlerë prej 10-15 euro.”

    Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit thonë se bëjnë çmos për shërbime efikase ndaj udhëtarëve dhe janë të detyruar të zbatojnë protokollet ndërkombëtare antikovid për fluturimet ajrore. Stafi udhëheqës iu bën thirrje pasagjerëve që të jenë prezent së paku tri orë para fluturimit për të kryer me kohë të gjitha procedurat. Ndërkohë, gëzimi dhe pikëllimi i pasagjerëve nuk mungon gjatë përshëndetjeve mes tyre.

    Lajmi Paraprak

    Oda e Mjekëve ndan mirënjohje për drejtorin e ISHP-së, Shaban Memeti

    Lajmi i rradhës

    Trafikantët e migrantëve në paraburgim, rritet numri i përpjekjeve për hyrje të paligjshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë