OJQ-të reagojnë për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë

    Nga 19 rekomandimet që UNESKO-ja u ka dhënë autoriteteve që rajoni të mos përfshihet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje, vetëm katër janë përmbushur pjesërisht, akuzuan 17 organizata joqeveritare nga rajoni i Ohrit, Strugës dhe Podgradecit.

    “Urbanizimi i pakontrolluar është përmendur me katër fjali në këtë raport dhe është problem shumë i rëndësishëm që po ndodh në Parkun Kombëtar. Rregullisht dorëzohen raporte që vetëm fshehin problemin dhe hedhin mbeturinat nën qilim”, tha Nikolla Kiselinov – Shoqata Turistike e Ohrit.

    Nga Lëvizja qytetare Ohër SOS, kujtojnë rekomandimin për Mision monitorues reaktiv nga viti 2020, i cili u shënua si urgjencë dhe që kërkonte përshpejtimin e procesit të rrënimit të ndërtimeve pa leje brenda tre viteve, deklaroi Nderim Pollozhani- OJQ “KAP” Strugë.

    “Nuk ka hartë të përditësuar me ndërtime të rrënuara, ku para kamerave janë shfaqur aktivitete, ato objekte janë rindërtuar pas disa kohëve dhe funksionojnë sërish. Nuk ka listë të prioriteteve për rrënim për komunën e Strugës dhe Debërcës, opinioni as nuk e di se sa objekte në ato komuna janë pa leje”,deklaruan nga Ohër SOS.

    “Më vjen turp në momentet kur vijmë në situatë ku duhet të presim që ekspertët e UNESCO-s të na thonë se çfarë duhet të bëjmë në liqenin më të vjetër në Evropë dhe në botë. Aq pak kapacitete kemi saqë nuk mund ta mbrojmë liqenin?”, u shprehën Sasho Kiroski – Shoqata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore.

    “Ne jemi këtu për të thënë se ky është proces, i cili garanton se ne mund të mbrojmë liqenin e Ohrit, nën statusin e UNESCO-s”, tha Arijan Meroli- aktivist nga Pogradeci.

    Takimi i radhës i UNESCO-s, ku temë do të jetë statusi i rajonit, do të mbahet në Kinë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjysmat e ministrive në RMV, drejtohen nga shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Konjufca: Për asociacionin e komunave shqiptare në RMV u takon të vendosin partive këtu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë