Konjufca: Për asociacionin e komunave shqiptare në RMV u takon të vendosin partive këtu

    Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca sonte ishte i ftuar në akademinë përkujtimore – epopenë e UÇK-së. Ai pas takimit me kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka folur para medias në lidhje dialogun me Serbinë, asociacionin atje dhe poashtu idenë e asociacionit me komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. I pyetur nga Nistori se cili është pozicioni i Kosovës dhe nëse e mbështet asociacionin në vend. Konjufca u shpreh kategorikisht kundër asociacionit që po e kërkon Serbia në Kosovë, ndërsa për idenë e asociacionit në RMV tha se u takon eksponentë politikë që të vendosin për këtë, shkruan Nistori.

    “Ne jemi një proces kritik të dialogut me Serbinë. Ajo se si e artikulon Serbia pozicionimin e vet karshi Kosovës është krijimi i një autonomie territoriale, por me bazë etnike brenda republikës së Kosovës. Ne jemi kundër kësaj. Kundër zgjidhjeve territoriale etnike në Ballkan…Sa i përket forcave politike këtu, sesi pozicionohen ata, si e shohin shtetin në të cilin jetojnë, kjo iu takon vetë atyre që ta shpjegojnë, eksponentëve që janë të angazhuar publikisht në RMV. Republika e Kosovës nuk përzihet. Është çështje autentike e përfaqësuesve tuaj që i zgjedhni si popullatë. Unë mund të ta tregoj vetëm pozicionimin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Konjufca.

    Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi javë më parë plasoi idenë e asociacionit për komunat shqiptare në RMV. Ai tha se, nëse Serbia kërkon asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë, atëherë politika shqiptare në RMV duhet të ngrejë iniciativën për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoni.

    Konjufca tha se në momente vendimtare, populli i Kosovës ka qenë i bashkuar. Edhe pse Kosova është për dialog me Serbinë, por nuk do të thotë që do të lëshohet pe dhe do të mbrohen interesat kombëtare dhe shtetërore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    OJQ-të reagojnë për ndërtimet pa leje në Ohër dhe Strugë

    Lajmi i rradhës

    Myku i frutave dhe dëmet në organizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë