Pas sekuestrimit të dhjetëra tonëve kanabis në Maqedoni dhe pesë tonëve marihuanë në Serbi, për të cilat dyshon se e kanë origjinën nga Maqedonia, Shoqata për Kanabis dhe Politika të Gjelbra “Bilka” kërkon legalizimin e kanabisit, duke vlerësuar se raste të tilla janë rezultat i politikave të gabuara dhe zgjidhjeve ligjore shumëvjeçare dhe pacientët të mos varen nga tregu i zi.
“Në disa raste, kemi propozuar ndryshime ligjore, zbatimi i të cilave duhet të kishte çuar në produkte cilësore të kanabisit mjekësor për pacientët dhe destigmatizimin dhe dekriminalizimin e përdoruesve rekreativë”, u shprehen nga Shoqata e Kanabisit “Bilka”.
Sipas “Bilka”, kërkesat e palëve për heqjen e mundësisë së kultivimit të kanabisit mjekësor ishin të pabazuara, sipas tyre, ato ndodhën për shkak të mos mbikëqyrjes me vite të Ministrive të Shëndetësisë, Bujqësisë dhe MPB-së dhe jo për shkak të mundësisë së kultivimit.
“Apelojmë deri te të gjitha partitë parlamentare, që të punojnë URGJENTISHT për Lex Canabis si Lex specialis, i cili më në fund do ta zgjidhë këtë çështje në mënyrë që pacientët të mos varen nga tregu i zi, përdoruesit rekreativë të mos kriminalizohen, konopi industrial të shfaqet përsëri në rajonin e Maqedonisë dhe si sekondare, pse jo, edhe buxheti të mbushet”, than nga Shoqata e Kanabisit “Bilka”.
Në shtet, çështja e legalizimit të marihuanës ka qenë e hapur për publikun që nga mesi i viteve 2010. Hapi i parë konkret u bë në vitin 2016, kur përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore u lejua përmes ndryshimeve ligjore. Pas kësaj, shteti lëshon licenca për kultivimin dhe prodhimin e kanabisit mjekësor, sipas rregullores së veçant.
Në periudhën 2021–2022, u krijuan grupe pune dhe u shfaqën projektiniciativa për kultivimin shtëpiak dhe përdorimin më të gjerë, por pa miratimin e një ligji për legalizimin rekreativ. Deri më sot, marihuana në Maqedoni mbetet e ligjshme ekskluzivisht për qëllime mjekësore. /Alsat/






