OKB: Maqedonia e Veriut ndër më të palumturat në Ballkan

    Maqedonia e Veriut është në vendin e 84 në listën e vendeve më të lumtura në botë, sipas raportit botëror të OKB-së.

    Në krahasim me vendet e Ballkanit, Maqedonia e Veriut është më e lumtur vetëm se Shqipëria, e cila është në fund në rajon (87). Ndërsa vendi më i lumtur në rajon është Kosova e cila renditet në vendin e 29.

    Kurse sa i përket indeksit të lumturisë së të rinjve, Maqedonia është në vendin e 67-të.

    Nga vendet e rajonit, më e lumtur është Sllovenia, e cila është në vendin e 21-të, Kosova (vendi 29), Serbia (vendi 37), Kroacia (63), Greqia (64), Bosnja dhe Hercegovina (vendi 65), Mali i Zi në vendin e 76-të. Vendi, Bullgaria në vendin e 81-të dhe Shqipëria në vendin e 87-të.

    Sipas raportit vendin numër një e zë sërish Finlanda, ndërsa pas saj janë Danimarka, Islanda, Suedia, Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra, Australia.

    Ndërkaq, në vendin e fundit të raportit të lumturisë është Afganistani.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria e Strugës dorëzon aktakuzë kundër Ramiz Merkos, e dyta brenda 20 ditëve

    Lajmi i rradhës

    Kaliqi: dezinformatat, kryesisht kanë qëllime politike për të ndryshuar opinionin publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë