OKB shpall qasjen në ambient të hapur si të drejtë të njeriut

    Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut e ka njohur qasjen në ambient të pastër dhe të shëndetshëm si të drejtë themelore, raporton REL. Rezoluta, e diskutuar fillimisht më 1990, nuk është detyruese, mirëpo ka potencial që të rrisë standardet globale.

    Teksti që është propozuar nga Kosta Rika, Maldivet, Maroku, Sllovenia dhe Zvicra është miratuar me 43 vota, derisa katër vende kanë abstenuar: Rusia, Kina, India dhe Japonia.

    Britania, e cila ka qenë në mesin e vendeve kritike të dokumentit gjatë negociatave, ka votuar në të mirë të tij, derisa Shtetet e Bashkuara nuk kanë votuar meqë nuk janë anëtare të Këshillit me 47 anëtarë.

    Ambasadorja e Kosta Rikës, Catalina Devandas Aguilar, ka thënë se vendimi do të “dërgojë mesazh të fuqishëm për komunitetet në gjithë botën, të cilat përballen me vështirësi klimatike se nuk janë vetëm”.

    Kritikët kanë thënë se Këshilli nuk është forum i përshtatshëm dhe kanë cituar shqetësime ligjore.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se rreth 13.7 milionë vdekje në vit shkaktohen si pasojë e rreziqeve nga ambienti siç është ndotja e ajrit dhe ekspozimi në kemikate.

    Lajmi Paraprak

    Memishi: Tearca së shpejti do të bëhet me njësi rajonale për bujqësi dhe zyrë të agjensionit për punësim

    Lajmi i rradhës

    Bislimoski: Sulmuesi nuk duhet të më kërkojë falje mua, por KRRE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë