Bislimoski: Sulmuesi nuk duhet të më kërkojë falje mua, por KRRE-së

    Foto: AIM

    “Sulmuesi nuk më kërkoi falje, por nuk ka rëndësi nëse do të më kërkojë falje. Ai duhet t’i kërkojë falje institucionit KRRE”.

    Këtë e tha sot kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE), Marko Bislimoski, i pyetur nga gazetarët për sulmin fizik ndaj tij nga 28-vjeçari Arianit Xhaferi, djali i ish-zyrtarit qeveritar nga radhët e BDI-së, Musa Xhaferi.

    Bislimoski tha se ka nisur procedurë dhe do të këshillohet me avokatët e tij zhvillimin e saj.

    “Procedura është në rrjedhë, unë do të konsultohem me avokatët e mi dhe do të shohim se si do ta zgjidhim atë problem në periudhën e ardhshme dhe si do të veproj. Sulmuesi nuk më kërkoi falje dhe nuk ka fare rëndësi nëse do të më kërkojë falje apo jo. Ai duhet t’i kërkojë falje institucionit, sepse unë përfaqësoj institucionin. Marko është sot, nesër do të jetë Petko, Stanko, ne të gjithë në këtë vend duhet të kemi marrëdhënie me institucionet, sepse institucionet e bëjnë shtetin”, tha Bislimoski.

    Lajmi Paraprak

    OKB shpall qasjen në ambient të hapur si të drejtë të njeriut

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me ‘Wikkelhouse’ shtëpinë prej kartoni, rezistente ndaj erës dhe shiut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë