OMP: Të bëhet digjitalizimi i sistemit shëndetësor privat

    Nga Oda e Mjekëve Privat (OMP) kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre si çmime më të ultë të materialeve dhe mjeteve të cilat i përdorin, gjithashtu të ndihmohen edhe nga ana e shtetit. Siç theksuan nga kjo Odë deri më tani nuk ka pasur ndonjë ndryshim, pos kësaj kur të gjithë janë shpërblyer në kohë pandemia ishin ata që u dënuan.

    Mes kërkesave tjera ata kërkuan të bëhet digjitalizimi i sistemi i cili do të lehtësojë punën e pacientëve dhe të tyre sidomos në kohë korone kur është e nevojshme distanca.

    Nga kjo OMP theksuan se do të krijojnë ekipe të cilat do të jetë në negociata me institucionet kompetente për ti plotësuar kërkesat e tyre.

    Ndryshe rreth 4500 institucione private shëndetësore siç potencojnë janë në rrezik ekzistencial.

    Lajmi Paraprak

    Bekteshi: Kasami të nis përmbushjen e programit me të cilin fitoi zgjedhjet

    Lajmi i rradhës

    Autoritetet shqyrtojnë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë të ushqimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë