Autoritetet shqyrtojnë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë të ushqimit

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se autoritetet po shqyrtojnë vendosjen e marzhit në importin e produkteve bazë por edhe në tregtinë me shumicë dhe pakicë, si masë për parandalimin e rritjes së çmimeve për produktet bazë të ushqimit.

    “Momentalisht Sektori për Tregti pranë Ministrisë së Ekonomisë po shqyrton disa mundësi për mënyrën se si të vazhdohet masa, që të mos kemi tronditje shtesë të çmimeve në pjesën e produkteve ushqimore. Njëra prej opsioneve është të vendosen marzhe në pjesën e importimit të produkteve ushqimore dhe në pjesën e tregtisë me shumicë dhe pakicë, që të mos ketë vetëm ngrirje, por vetëm të jepet marzhi”, theksoi mes tjerash Bekteshi.

    Ndryshe, me vendimin aktual të Qeverisë, çmimet e dhjetëra ushqimeve bazë janë të ngrira deri më 28 shkurt të vitit 2022. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    OMP: Të bëhet digjitalizimi i sistemit shëndetësor privat

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Nuk e tradhtoj Goce Dellçevin për BE dhe NATO!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë