Online 99 për qind e të rinjve shqiptarë, por nuk kanë aftësi digjitale

    Foto ilustruese

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %. Në të gjitha vendet e BE-së,përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.

    Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale.

    Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet. Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

    Lajmi Paraprak

    RMV, moti i thatë shkakton dëme te duhani!

    Lajmi i rradhës

    PAGA MINIMALE ZGJAT DY JAVË! / Si mbijetojnë qytetarët me pagën minimale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë