OPH kërkon nga Qeveria ta heqë vendimin për ndalimin e hyrjes për personat e pavaksinuar në një objektet hotelierike

    Oda e Pavarur Hotelierike (OPH) kërkon nga Qeveria në tërësi dhe në mënyrë të pakusht ta heqë vendimin për ndalimin e hyrjes për personat e pavaksinuar në një objekt hotelierik, duke theksuar se është vendim i kushtëzuar dhe i pazbatueshëm dhe i papranueshëm për shumë qytetarë të cilët dje dolën në protesta.

    “Pas zërit të mbrëmshëm të qytetarëve të shprehur përmes protestave paralele në mbarë Maqedoninë, qeverisë nuk i ngelet asgjë tjetër por menjëherë pas një procedure të shkurtër ta heqë vendimin me të cilin dëshironte të zbatohet filtri eksperimental i kontrollit nëse dhe si sistemi i përzgjedhjes së qytetarëve mund të funksionojë në kohë pandemie të të a.q. të vaksinuar dhe të pavaksinuar, është paraparë të zhvillohet me shërbime për ruajtjen e rendit përmes hotelierëve dhe objekteve hotelierike nga 16 gushti”, thekson OPH në kumtesë.

    Lidhur me deklaratën e ministrit Kreshnik Bekteshi, OPH kërkon nga Qeveria “në vend se të shqyrtojë çfarëdo mundësish të tjera si plotësime të vendimit dhe masës me të cilën ndalohet hyrja e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike”, menjëherë të konvokojë seancë dhe ta shqyrtojë dhe miratojë kërkesën e tyre të dorëzuar më 10 gusht për heqjen e plotë dhe të pakusht të vendimit me procedurë të shkurtuar.

    Lajmi Paraprak

    Ministrja Shahpaska në takim me drejtorët e kopshteve të Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Limonata me livandë | Si ndihmon në trajtimin e stresit dhe ankthit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë