Opozita akuzon se rishikimi i buxhetit është tipar i keqmenaxhimit të Qeverisë

    Në ditën e dytë, deputetët në seancë plenare diskutojnë propozimin e rishikimit të buxhetit. Partitë opozitare akuzojnë se rishikimi është tipar i keqmenaxhimit nga qeveria.

    Nuk ka investime kapitale, as rritje të pagave për administratën.

    Nga ana tjetër, në vend të uljes së paralajmëruar të shpenzimeve joproduktive, ato po rriten dhe për këtë arsye fondet ndërkombëtare nuk duan t’i japin sërish hua vendit.

    “Nuk kemi ulje të shpenzimeve joproduktive, por kemi rritje. Duhet theksuar me keqardhje se shërbimet kontraktuale janë rritur për 39 miliardë denarë, që do të thotë se kemi 73 për qind të shpenzimeve rrjedhëse, dhe në këtë paragraf ka keqpërdorime. Këtu ka kontrata në katër sy, ka hapësirë për favore, ku kemi rastin e dy sekretarëve të shtetit përmes kontratave korruptive, të keqpërdorin fondet”, tha Adnan Neziri- Deputet i Aleancës për Shqiptarët.

    “FMN-ja vëren se ka shumë kontrata në katër sy, mes institucioneve dhe biznesmenëve të afërt me pushtetin, dhe së dyti ka rritje të paragrafëve për kontrata të reja në vepër, punësime joproduktive që rëndojnë buxhetin dhe ekonominë, dhe FMN-ja nuk synon të sponsorizojnë qëllime të tillë, ku ka paragraf të punës joekonomike”, u shpreh Antonio Miloshoski – deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Përfaqësuesit e qeverisë thonë se me rishikimin sigurohet ndihma për qytetarët, që kanë nevojë më së shumti, dhe shpenzimet joproduktive janë reduktuar në minimum.

    “Në kohë krize ekonomike globale, ne kujdesemi për standardin dhe kushtet më të mira të jetesës së qytetarëve. Me këtë rishikim kemi siguruar 4,7 miliardë denarë, për masa të reja të synuara, për ata që kanë më shumë nevojë. Kemi edhe shfrytëzim racional të mjeteve të buxhetit, duke kursyer aty ku ka mundësi, prandaj mjetet për inverter të vogël po i zvogëlojmë për 171 milionë denarë, mjetet për blerjen e veturave të reja për 107 milionë denarë”, theksoi Zhaklina Lazarevska- deputete e LSDM-së.

    Debati për propozimin e rishikimit të buxhetit në seancë plenare mund të zgjasë edhe tre ditë. Qeveria njoftoi se pas miratimit të tij do të miratohen menjëherë masat e synuara antikrizë në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BE-ja ngrin asete ruse në vlerë prej miliarda dollarësh

    Lajmi i rradhës

    Mungesa e fuqisë punëtore – ku vërehet më së shumti?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë