Opozita kërkon seancë urgjente për të shkarkuar Filipçen e Hasanin

    VMRO-DPMNE-ja kërkon seancë urgjente për shkarkimin e ministrit dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë. Sipas tyre, raporti i Prokurorisë Publike krijon bazë për shkarkimin e dy njerëzve të parë të Shëndetësisë. Kërkesën e tyre e bazojnë në pikat 67 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit.

    Pika e parë, vendimi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe pika e dytë, vendimi për shkarkimin e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Ilir Asani. Pyesim publikisht edhe sa njerëz duhet të digjen të gjallë që të ketë përgjegjësi objektive politike për një tragjedi të tillë e cila është rezultat i papërgjegjësisë së Qeverisë – deklaroi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Opozita nuk heq dorë nga Komisioni Anketues për zjarrin e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Formimin e këtij komisioni do ta kërkojnë pas përfundimit të plotë të hetimit.

    VMRO-DPMNE-ja nuk lëkundet nga kërkesa e saj për Komision Anketues në Kuvend i cili do të udhëhiqet nga deputet i opozitës, kur do ta kemi raportin e plotë mbi zjarrin në spitalin modular dhe jo raporte parciale që i shkojnë në favor Zoran Zaevit ku në vend të Filipçes dhe Asanit përgjegjës është mbushësi dhe kabllo vazhdues – u shpreh Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

    Sipas Rregullores seanca urgjente mund të thirret në afat më të shkurtër se 10 ditë, ndërsa rendi i ditës mund të propozohet edhe në seancë plenare. Nga Kuvendi thonë se kryetari do të prononcohet pas dorëzimit zyrtarë të kërkesës për seance urgjente, ndërsa mbi deklaratat politike të deputetëve nuk ka koment./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MASH: Situata në shkolla është e stabile

    Lajmi i rradhës

    Rrëfim nga lufta e Kosovës: Me ato 20 marka, nesër kemi me dalë me t’i ble një palë patika n’Çezum’…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë