Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Disa zyrtarët të partisë opozitare PDK, kanë kërkuar zgjedhje ta parakohshme parlamentare pasi sipas tyre Kuvendi ka hyrë në një krizë politike.

    Këto deklarata të deputetëve opozitar kanë nxitur debatet në opinionin publik nëse vërtet mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare.

    Imer Mushkolaj thotë se kërkesa e deputetit të PDK-së Abelard Tahiri për zgjedhje të reja është e pakuptimtë.

    “Ne në Kosovë nuk kemi ngërç politik. Zoti Tahiri deklaratën e tij mund ta thotë në mënyrë dëshirore por vendin në zgjedhje mund ta dërgojë vetëm LVV. Opozita nuk është në atë pozitë që të dërgojë vendin në zgjedhje. Zoti Kurti edhe mund të provokojë zgjedhje të reja, por kjo nuk besoj se do të ndodh shumë shpejt. Kurti mund të qoj vendin në zgjedhjeve nëse ka ndonjë urgjencë për dialogun”, deklaroi Mushkolaj.

    Visar Ymeri thotë se edhe brenda PDK-së ka mendime të ndryshme për zgjedhjet e reja.

    “Derisa zoti Tahiri përmend ngërçin politik si mundësi për zgjedhje të reja, derisa zoti Xhavit Haliti më shumë aludon në kokëfortësinë e Qeverisë për ta marrë më seriozisht dialogun apo obligimet ndaj ndërkombëtarëve. Qeveria ka legjitimitet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve lokale”.

    Dardan Gashi thotë se nëse qeverisja është e keqe nuk ka asnjë problem që ajo të ndryshohet.

    “Nuk e di cila qeveri në botë i ka 50% dhe nuk arrin ta bëjë kuorumin në Kuvend dhe deputetët dalin në publik e thonë “unë nuk marrë pjesë në seancë”, ky është një problem…Opozita në parim gjithmonë kërkon rrëzimin e qeverisë. Kjo është legjitime”, deklaroi Gashi.

    Vehbi Kajtazi thotë se PDK e LDK nuk duhet të krijojnë përshtypjen se kanë fituar në zgjedhje lokale e tash të kërkojnë zgjedhje parlamentare.

    “Po shpresoj se nuk mendoj se kanë fituar në komuna e fitojnë edhe zgjedhjet nacionale. Nëse hyjnë në zgjedhje në pranverë LDK e PDK bëhen horë. Albini ndoshta nuk i fiton 50%, por edhe nën 45% nuk del”.

    Edhe Ylli Hoxha mendon se zgjedhjet mund t’i shkaktojë vetëm Vetëvendosje.

    “Opozita ende nuk është e gatshme të marrë pushtet. Ajo duhet të vazhdojë me reforma të brendshme për të larguar figurat e vjetra dhe të sjellin figura të reja”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Tel Aviv, qyteti më i shtrenjtë në botë

    Lajmi i rradhës

    Përkujdesja ndaj vetes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë