Përkujdesja ndaj vetes

    Asmaa Hussein

    Shumë shpesh i dëgjojmë të tjerët duke thënë, “Së pari kujdesu për veten nëse dëshiron që të kesh më shumë kujdes për fëmijët e tu.” Mendoj se kjo është një thënie me vlerë (në një farë mënyre) ngase për t’iu dhënë të tjerëve në mënyrë të konsiderueshme, fillimisht të duhet të mbushesh me energjinë e mjaftueshme.

    Zakonisht përpiqemi që punën, kujdesin apo kohën e lirë pa fëmijë, ta justifikojmë me thënien “Kjo më ndihmon që të bëhem një nënë më e mirë.” Mirëpo, nuk është mëmësia arsyeja që mirëqenia jote të jetë e rëndësishme. Po sikur të dua të bëj diçka për të promovuar vetëbesimin ose qëllimet e mia, mirëpo kjo nuk më ndihmon asgjë në aftësitë e mia si nënë?

    Madje mund të jetë diçka që më largon një farë kohe nga familja ime. Nëse është kështu, vallë a ia vlen ta vazhdoj më tej?

    Duhet t’ia kujtojmë vetes se së pari jemi një individ para se të bëhemi nëna. Se mirëqenia jonë ka qenë gjithmonë e rëndësishme sikurse sot. Kur bëj gjëra që më bëjnë dobi, që ma mbajnë gjallë gjendjen time shpirtërore dhe që ma largojnë stresin, e bëj këtë ngase e meritoj dhe kam të drejtë si qenie njerëzore që jam.

    Dua të them se, në të shumtën e rasteve kur ndjehem mirë dhe e lumtur, aq më durimtare dhe e dashur tregohem si prind. Megjithatë, nuk është ky qëllimi im i kujdesit për veten. Qëllimi është të jem versioni më i mirë i vetes për hir të Zotit të bëj sa më shumë që mundem me jetën që më është dhuruar. Kur fillova të mendoja në këtë mënyrë, pata një zhvendosje serioze të paradigmës së brendshme. E pashë veten si meritore e kujdesit dhe përmbushjes, jo për shkak të lidhjeve të mia por të pavarura prej tyre.

    Familja ime ka të drejtë mbi mua, po gjithashtu ka edhe trupi dhe vetja ime. Unë nuk i bëj gjërat për të qenë një nënë më e mirë, por për t’u bërë një njeri më i mirë. Dhe më pëlqen ta shoh kështu./Muslimania.al/

    Lajmi Paraprak

    Opozita në Kosovë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët e suksesshëm kanë prindër që bëjnë këto pesë gjëra

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë