Opozita shqiptare me kërkesë për mosnënshkrimin e Dekretit për Shpalljen e Ligjit

    Në vijim gjeni letrën e partive opozitare shqiptare drejtuar presidentit Stevo Pendarovski, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal, me të cilat po falen qeveritarët e korruptuar.

    Këto ndryshime janë në kundërshtim të plotë me përkushtimin tonë për reforma themelore në sistemin e drejtësisë, të cilat janë të nevojshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, që është padyshim përcaktim i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vend.

    Prandaj, kërkuam nga Presidenti Pendarovski që të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese, mos të firmos ndryshimet e Kodit Penal dhe ligjin ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim.

    Kërkesë për mosnënshkrimin e Dekretit për Shpalljen e Ligjit 

    Lidhja: Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal 

    Presidenti Pendarovski, 

    Thellësisht jemi të shqetësuar për motivet e vërteta dhe pasojat jashtëzakonisht të dëmshme në vlerat  themelore të rendit kushtetues me miratimin e shprehur të propozim ligjit për ndryshimin dhe  plotësimin e Kodit penal pas procedurës së shkurtuar dhe keqpërdorimit të procedurave të Rregullores  së Kuvendit për gjoja harmonizim me  legjislacionin e BE-së. Ne kemi vendosur t’ju drejtohemi me  Kërkesë që të veproni sipas kompetencave tuaja kushtetuese dhe të përpiqeni të parandaloni këtë sulm  partiak ndaj parimeve themelore të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit. 

    Në pritje të procedurës aktuale parlamentare për ndryshimet kushtetuese, me qëllim rritjen e efikasitetit  në luftën kundër korrupsionit të lartë, propozuam një amendament që parandalon parashkrimin  (vjetërsimin) e ndjekjes penale të krimeve të kryera nga persona të zgjedhur dhe të emëruar në  legjislativ, ekzekutiv dhe pushtetin vendor. Sipas praktikës krahasuese, një dispozitë e tillë është zbatuar  në Republikën e Kroacisë, shtet anëtar i BE-së, për një lloj të caktuar të veprave penale. Ndryshimet në 

    Kodin Penal lehtësojnë veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare” të përcaktuara në nenin 353 dhe  “Shoqata kriminale” nga neni 394 me të vetmin qëllim që të sigurohet parashkrimi (vjetërimi) më i  shpejtë dhe dënime drastike më të ulëta për zyrtarët publikë në periudhën nga viti 2006 e deri në vitin  2024. Kjo është në kundërshtim të plotë me përkushtimin tonë për reforma thelbësore në sistemin e  drejtësisë, të cilat janë të nevojshme për të siguruar anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë  së Veriut në BE, që është padyshim përcaktim i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vend. 

    Nga sa u tha më lart, si kryetar i RMV-së, përveç faktit që në Qeveri i ndani së bashku kompetencat e  pushtetit ekzekutiv, në të njëjtën kohë, sipas nenit 75 paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së  Maqedonisë së Veriut ju jeni edhe bartës i së drejtës për të mos nënshkruar një dekret për shpalljen e  një ligji, duke e kthyer kështu për rishqyrtim në Kuvend. Mendojmë se duhet të tregoni përgjegjësi dhe  të demonstroni në vepër se asnjë marrëveshje politiko-partiake nuk mund të bëhet në dëm të rendit  kushtetues-juridik me vendosjen e drejtësisë selektive. Ne duam të besojmë se si President i vendit, i  kuptoni pasojat e jashtëzakonshme negative të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilin krijohet  përshtypje se në vendin tonë penalizohen vetëm ata që nuk janë pjesë e organeve të subjekteve politike. 

    Së fundi, si President i të gjithë qytetarëve, ju keni përgjegjësinë të jeni zëri i qytetarëve që nuk kanë  privilegjin të amnistohen siç janë ata që në 17 vitet e fundit kanë rritur në mënyrë disproporcionale  pasuritë e tyre personale dhe familjare duke asgjësuar fondet e tatimpaguesve në Republikën e  Maqedonisë së Veriut.  Shpresojmë se kemi dhënë arsye mjaft të vlefshme që Kërkesa jonë të respektohet nga ana Juaj. 

    • Partia Politike Alternativa  

    ————————————————– — 
    Afrim Gashi 

    • Lëvizja Besa 

    ————————————————– — 
    Bilall Kasami 

    • Lëvizja Demokratike 

    ————————————————– — 
    Izet Mexhiti 

    Lajmi Paraprak

    Gjimnazistët shqiptarë në Serbi pa libra në gjuhën amtare

    Lajmi i rradhës

    Përkundër reagimeve, Pendarovski firmosi dekretin për ndryshimet në Kodin Penal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë