Opozita vlerëson se përpjekja për shkarkimin e Zendelit paraqet shkelje të Rregullores

    Opozita vlerëson se përpjekja e shumicës në Kuvend për të shkarkuar Fadil Zendelin nga pozita e anëtarit në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime paraqet shkelje të Rregullores dhe procedurave.

    Janë dorëzuar mbi 600 amendamente nga VMRO-DPMNE-ja dhe Besa për të penguar këtë veprim. Gjatë ditës Kuvendi ka vazhduar punën duke debatuar njësoj si një ditë më parë, për të njëjtën pikë. Pushteti vlerëson se opozita qëllimisht pengon punën e Kuvendit duke mos i tërhequr anëtarët nga komisionet ku nuk i takon që të ketë shumicën e anëtarëve. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski akuzon se shkeljen e bën kreu i Kuvendit Talat Xhaferi.

    “Kur dëshiron të shkelë procedura dhe të caktojë seanca, uzurpon procedura dhe ndryshon ose shkarkon anëtarë të komisioneve. Kemi parë shumë që mendojnë se bota rrotullohet rreth tyre por ata kanë përfunduar keq, pa fytyrë dhe me turp të përjetshëm. Edhe ky autokrat nga Forina duhet të dijë se nuk është mbi ligjet dhe se Kuvendi i takon popullit”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    KSI me masa lehtësuese kundër Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Inspektorati: Nuk kemi vërtetuar nëse ndonjë tregtar nuk e respekton vendimin për marzhën e kufizuar të produkteve elementare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë