“Opozitës shqiptare në RMV i bashkëngjitet edhe Lëvizja Vetëvendosje”

    Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se prej sot opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Mexhiti thotë se Vetëvendosja do të jetë pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

    “Do të thotë nga sot, LEN përbëhet nga katër parti politike. Do të thotë në këto 4 është edhe Vetëvendosja dhe tashmë edhe programin e punojmë bashkërisht, kjo zyre është e përbashkët edhe fushata do të jetë e përbashkët dhe do të jenë pjesë e e listave parlamentare, do të thotë do të jenë të përbashkëta, do të ketë anëtar, përfaqësues të Vetëvendosjes”, tha Mexhiti.

    Këshilltari i kreu Albin Kurtit për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku sot tha se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

    Qoku tha se do të kontribuojnë për ndryshim politik në Maqedoninë e Veriut, bashkë me Lëvizjes Demokratike, Alternativën dhe Lëvizjen Besa.

    “Unë sot jam këtu për të inicuar bashkëpunimin tonë si Lëvizja Vetëvendosje, një lloj shtylle e katërt e këtij koalicioni tashmë të etabluar këtu, për të sjellë ndryshimin e munguar tash e 20 vjet që realizohet përmes të këtij regjimi që është në RMV. Vetëvendosja natyrisht që nuk mund të rrijë duarkryq”, theksoi Qoku./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, gjysmëvjetori i parë i shkollës po përmbyllet pa tekste shkollore

    Lajmi i rradhës

    Protestuesit në Beograd tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit Komunal (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë