Ora dimërore rikthehet këtë fundjavë, akrepat kthehen pas

    Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

    E këtë të diel, akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa.

    Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

    Të dielën më 26 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

    Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

    Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

    Lajmi Paraprak

    Starmer: Ballkani, vendi ku vendoset siguria e kontinentit

    Lajmi i rradhës

    Mbeturinat nëpër rrugët e Shkupit, fole për shumimin e minjve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë