“Organizatorët e 27 Prillit”, lënda kthehet në rigjykim

    Foto: Radio Evropa e Lirë

    Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin për organizimin e dhunës së përgjakshme në Kuvend në 27 prill. Apeli i pranoi ankesat e të akuzuarve Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, duke e shfuqizuar vendimin e shkallës së pare. Lënda për organizatorët e dhunës rikthehet për rigjykim para shkallës së parë.

    Apeli thekson se Gjykata Penale është dashur ta shqyrtojë në masë më të madhe çështjen e dispozitave që kanë të bëjnë me amnistinë e ndjekjes penale. Më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale i shpalli fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i dënoi me gjithsej 25 vjet burg. Procesi gjyqësor për organizatorët e dhunës së 27 prillit në Kuvend filloi në 21 shkurt të vitit 2020.

    Lajmi Paraprak

    “Me këtë ritëm të reformave gjatë qeverisjes LDSM-BDI, Maqedonisë së Veriut do t’i duhen 306 vjet për të përmbushur standardet e BE-së”

    Lajmi i rradhës

    Gurthemeli për Korridorin 8, pa u pastruar dilemat për keqpërdorime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë