Organizatori i protestës së Tetovës hyn në grevë urie

    “Organizatori i protestës në Tetovë është i vetmi nga pesë të paraburgosurit i cili ka njoftuar autoritetet e Burgut të Shutkës se ka filluar grevën e urisë në shenjë revolte ndaj vendimit të autoriteteve. Gjendja e tij shëndetësore, siç njoftojnë nga burgu, për momentin është e mirë. Të pesë të paraburgosurit janë vendosur në dhoma të veçanta për shkak të masës izolimit për mbrojtje nga virusi.”

    Pesë persona që ditën e djeshme janë në paraburgim 8-ditor. Besnik Asani, avokat i organizatorit të protestës Blerim Ahmeti, njoftoi se së shpejti do të dorëzojnë në Gjykatë ankesën për vendimin për paraburgimin e klientit të tij. Ai në një komunikim për Alsat tha se do të kërkojë qasje edhe te provat e plota që posedon policia dhe prokuroria, mbi veprat për të cilat klienti i tij ngarkohet.

    Ndërkaq Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë nuk e ka mbyllur me kaq hetimin për protestës e së premtes, e cila ishte përshkallëzuar në disa momente. Ata nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe arrestime të tjera edhe pse për momentin nuk ka.

    SPB – Tetovë

    “Prokuroria në bashkëpunim me policinë punon në identifikimin e personave që dyshohet se gjatë protestës kanë kryer vepër penale. Për momentin nuk ka persona të tjerë që merren në pyetje. Nuk ka pasur arrestime të tjera.”

    Nga policia e Tetovës njoftojnë se gjendja e policëve të lënduar gjatë protestës është e mirë. Asnjëri prej tyre s’ka pësuar lëndime serioze.

    Të premten në Tetovë u protestua ndaj heshtjes së organeve hetuese për ngjarjen tragjike në Tetovë ku jetën e humbën 14 persona. Protestuesit kërkuan dorëheqje politike dhe përgjegjësi. Situata u përshkallëzua kur një grup protestuesish u konfrontuan me policinë e cila pengoi qasjen e tyre te selia e BDI-së./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sezoni turistik në Ohër më ishte më i mirë se vitin e kaluar

    Lajmi i rradhës

    Opozita kërkon lirimin e të arrestuarve në protestën e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë