Sezoni turistik në Ohër më ishte më i mirë se vitin e kaluar

    Ky sezon turistik në Ohër, edhe pse i shkurtër, ishte më i mirë se ai i vitit të kaluar, por dukshëm më i dobët se vitet para pandemisë Covid 19. Punonjësit gastronomik për Alsat, i përmbledhin përshtypjet e para. Ata thonë se më të shumtë kanë qenë turistët vendas, turistë nga Serbia, ndërsa numri i turistëve të huaj nga vendet e Evropës Perëndimore ka qenë i ulët.

    “Mungojnë turistët e huaj nga viti 2019 e këndej. Këtë vit ka disa operatorë turistikë të huaj që u përpoqën ta ringjallnin destinacionin, por me shumë vështirësi. Filluan vonë. Ardhja e të huajve ishte me numër që ishte i papërfillshëm, 10% në krahasim me vitin 2019. Ky është numër shumë i vogël.”- deklaroi Pero Kutanoski – menaxher hoteli.

    “Mund të jemi pjesërisht të kënaqur. Struktura e mysafirëve, të cilët qëndruan në objektet tona, u reduktua në mysafirë vendas. Kishim një numër mysafirësh nga Serbia dhe një grup nga Polonia dhe Ukraina. Për periudhën tjetër, shumë prej aranzhimeve janë anuluar- pohoi Zoran Jançeski – menaxher hoteli.

    Sezoni filloi rreth 10 korrikut dhe zgjati deri në fund të gushtit. Punonjësit gastronomik shpresonin që ky sezon të vazhdonte me të ashtuquajturin turizëm kongresesh, por të gjitha kongreset dhe seminaret u anuluan për shkak të masave të reja.

    “Ka disa rezervime deri në 15-20 shtator, disa ngjarje të vogla, me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas- tha Pero Kutanoski – menaxher hoteli.

    Banorët e Ohrit thonë se u ndje mungesa e mysafirëve tradicionalë, nga Holanda dhe Belgjika të cilët në Ohër vinin të parët që nga muaji maj dhe largoheshin në fundit në tetor. Deri në vitin 2019, numri i tyre deri në fund të sezonit e tejkalonte 30,000-in. Këtu janë mysafirët nga Turqia, të cilët ishin gjatë gjithë vitit, por edhe turistët që vinin nga Azia përmes të ashtuquajturave turne qarkulluese. Ky sezon në Ohër u kalua me çmime më të larta për shërbimet në restorante dhe objekte të tjera gastronomike, mungesë të hapësirave të parkimit, si dhe kaos në trafikun e taksive. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, të ardhurat valutore në turizëm për tremujorin e dytë të vitit 2021 u rrit për 93.54% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin 2020./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

    Lajmi i rradhës

    Organizatori i protestës së Tetovës hyn në grevë urie

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë