Organizuan dasmë me 200 të ftuar, arrestohen tre vetë në Tetovë

    Policia mbrëmë ka arrestuar tre pronarë të një objekti hotelerik në Tetovë për shkak se kanë organizuar dasmë me rreth 200 mysafirë.

    “Më 18.07.2021 në ora 03:05 në objekt hotelerik në Tetovë, zyrtarët policorë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.T (26), M.G (26) dhe N.P (26), të gjithë nga Tetova dhe pronarë të objektit. Ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale që është e dënueshme sipas nenit 206 të Kodit Penal”, sqarojnë nga policia.

    Sipas njoftimit policor, ata kanë vepruar në kundërshtim me udhëzimet shëndetësore në kohë epidemie dhe në objektin e tyre kanë organizuar aheng me rreth 200 mysafirë.

    Lajmi Paraprak

    Studimi: Temperaturat anormale, po shkaktojnë 5 milionë vdekje shtesë çdo vit

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Transportit dhe Lidhjeve Maqedoni përgatiti ligjin e ri për ndërtime pa leje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë