Osmani: Beteja e opozitës është kush i pari i opozitës

    Ministri i Punëve të Jashtme, njëherazi edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani në debatin e fundit televiziv në “360 shkallë” ka argumentuar qëndrimin se pse duhet votuar kandidatët e BDI-së në raundin e dytë. Ai ka bërë me dije se opozita në këto zgjedhje është delegjitimuar dhe se beteja e tyre tash është kush i pari i opozitës.

    “Kryetari i Gostivarit, për 4 vjet në vend se të kontakton ministrat për projekte, 3 vite i ka sharë në facebook, duke e shfrytëzuar atë për ngritje të partisë së vet, të cilën qytetarët e deligjitmuan. Prandaj, në këto mandate që po përputhen shqiptarët të koncentrojnë votën dhe komunat t’i lënë në kuadër të kursit të përgjithshëm zhvillimor të vendit”, ka deklaruar mes tjerash Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Kamomili është shumë i shëndetshëm për stomakun e një fëmije

    Lajmi i rradhës

    Mbi 760 mijë qytetarë të RMV-së janë rivaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë