Osmani: Blloku politik shqiptar po shpërbëhet, ndarja e disa partive është punë e një qendre hibride

    Megjithëse BESA, Alternativa dhe Lëvizje e re e Izet Mexhitit po diskutojnë për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani vlerëson se në bllokun politik shqiptarë po ndodh përçarja dhe jo bashkimi. Ai zhvillimet e fundit partiake ia atribuon veprimeve të asaj që ai e quajti, qendra hibride politiko-ekonomike.

    “Edhe nga BDI u nda një grup deputetësh edhe nga BESA u nda edhe nga Alternativa u nda një grup. Pra kemi një përçarje në bllokun politik shqiptar. Unë e vendosa këtë në kontekst të asaj qendre hibride politiko-ekonomike, e cila, sipas informacioneve tona ka rënë dakord për tre drejtime kryesore, gjegjësisht, përfundime”, deklaroi Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së.

    Sipas Osmanit, tre qëllimet e të ashtuquajturës qendër, të formuar nga oligarkët dhe politikanët, janë copëtimi i partive shqiptare, ruajtja e kapitalit nga privatizimi dhe mosndëshkimi i ndërsjellë. Ai thotë se ideja e këtyre oligarkëve dhe politikanëve është që të ruhet monopoli në ekonomi dhe në jetën politike karshi veprimit dhe pushtetit të partive shqiptare në Maqedoni. Ndonëse më parë ka deklaruar se kjo qendër konkretisht punon kundër BDI-së, tani Osmani reteron.

    “Jo të shkatërrohet BDI-ja, por për të krijuar parti politike lokale që do të merren me njëra-tjetrën dhe nuk do mund të rrezikojnë interesat e atyre oligarkëve. Mendoj se është e dëmshme për funksionimin normal dhe interesat e shtetit, sepse ato janë politika të ndarjes”, tha Bujar Osmani – Nënkryetar i BDI-së.

    Nënkryetari i BDI-së tha se qëllimi i këtyre personave është i destinuar të dështojë. Osmani shtoi se i di emrat e këtyre politikanëve dhe oligarkëve, por siç tha ai, në këtë fazë nuk do t’i zbulojë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ura në Vizbeg rrezik për jetën e qytetarëve, Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet nëse do të marr masa

    Lajmi i rradhës

    Mjekët: Infeksionet nga pishinat janë serioze, të respektohen rregullat për higjienë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë