Osmani: Bullgaria tashmë ka qeveri, janari mundësi për zgjidhjen e kontestit

    Shefi i Diplomacisë Bujar Osmani potencon se fakti që Bullgaria tani ka Qeveri politike e hap rrugën për gjetje të zgjidhjes së kontestit dhe zhbllokim të rrugës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimit EUropian, duke theksuar se zgjidhje mund të ketë prej muajit të ardhshëm, përcjell Nistori.

    Për fat të keq, marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të ulët të mundshëm, përfshirë edhe besimin mes nesh. Unë ndjek, natyrisht, situatën në Bullgari. Ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne për të filluar negociatat. Në Republikën e Bullgarisë ka pasur tre procese zgjedhore dhe kjo nuk ka ndihmuar në kapërcimin e mosmarrëveshjeve dhe heqjen e vetos apo bllokadës. Kështu ka thënë për “Nova TV” ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell “Bgnes.bg”.

    “Fakti që ka pushtet politik në Bullgari tashmë na jep shpresë se dy autoritete legjitime mund të ulen dhe të diskutojnë të gjitha çështjet dhe mesazhet e para japin optimizëm, sepse pikërisht këtë e thamë. Duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. Historia – po, është e rëndësishme, por ne shkruajmë histori çdo ditë, krijojmë histori”, komenton Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Janë të pavërteta pretendimet se vaksina shkakton modifikim gjenetik

    Lajmi i rradhës

    Jim Risch: Rusia po tenton të krijojë pretekst për luftë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë