Osmani: Do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në Ballkanin e Hapur, nëse dëshmohet se Serbia është e përzier në sulmin në veri të Kosovës

    Nëse dëshmohet se Serbia në çfarëdo lloj mënyre është e përzier në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet ta shqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në nismën “Ballkani i Hapur”, deklaroi sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    “Pas ngjarjeve në Kosovë më 24 shtator mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje të dëshmojë se nuk është e përzier në atë ngjarje sepse nëse ka çfarëdo lloj përzierje shtetërore, me të vërtetë e bën të pamundur pjesëmarjen tonë dhe të vendeve të tjera në rajon, sepse ideja për Ballkan të Hapur, para së gjithash, ishte pajtimi. Dhe kjo që ndodhi  në veri të Kosovës shpresoj se do të dëshmohet se nuk ka përzierje shtetërore, por nëse dëshmohet, me të vërtetë mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani nël emisionin Top Tema në televizionin Telma. 

    Ndryshe, kancelari gjerman paralajmëroi bisedime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi. Ai shtoi se çështja do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur krerët nga gati 50 vende evropiane të takohen në Granada të Spanjës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa do t’i kushtonte vendeve të Bashkimit Europian zgjerimi me nëntë shtete të tjera

    Lajmi i rradhës

    Pesë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ten Hagun te Man United

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë