Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmjet Facebook informoi se e pranon kërkesën e VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se do t’i bëj të gjitha përpjekjet që edhe përkundër ofensivës diplomatike të mërkurën të referojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për politikë të jashtme, përcjell Nistori.
“Do t’i bëj të gjitha përpjekjet për ta ndërprerë ofanzivën aktuale diplomatike që të mërkurën për disa orë të jem në Shkup për t’iu drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pres që së paku, me të njëjtin zell edhe Antonio Milloshoski të caktojë seancën në të cilën do t’i prezanojnë tezat edhe Ambasadorët e zgjedhur, me çka do të hapet rruga për dërgimin e tyre në vendet të cilat i mbulojnë”, shkruan Osmani. /Nistori/