Osmani: ende më kujtohen pamjet e Selës, pothuajse humbi jetën vetëm që Xhaferi të bëhet kryetar kuvendi

    Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani, mbrëmë në tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, para të pranishmëve tha se Maqedonia e Veriut e meriton anëtarësimin në Bashkimin Europian, e jo izolimin dhe ndikimin rus në të cilin po thërret opsioni tjetër politik.

    “Shtatë vite më parë pothuaje pikërisht në këtë ditë, diku qindra metra larg nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ndodhën ngjarjet më të kobshme në historinë tonë, ende i keme para syve deputetët e përgajkur të vendit tonë, ku qëndrone problemi se u zgjodh Talat Xhaferi krytearë Kuvendi vetëm pse ishte shqiptarë, e kam para syve zotin Sela i cili për pak kumbi jetën atë ditë. Aso kohe mbi ne qëndorin retë e zeza saqë parashtrohej pyetja se a do të arrijmë të dalim nga ajo situatë, dhe them sia dolëm vllezër e motra, dhe i mundëm ata cinikë që nuk besonin tek ne, dhe jo vetëm kryetarin e Kuvendit, por sot kemi kryeministër të parë shqiptarë, dhe sot ka ardhur koha për presidentit e parë shqiptar, dhe unë i besoj Ali Ahmetit që thotë se do të bëhet. Sot ofrohen para nesh dy opsione, njëri është izolimi i supermacisë që kërkon 61 deputetë, dhe të ndali rrugën tonë të integrimit, dhe kemi opsionin tjetër që është Fronti Europain, i cili është një ide dhe besim se po vijnë ditë më të mira për vendin tonë, Fronti Europian ka si qëllimim anëtarsimin e plotë të vendit në BE. Sot jemi anëtarë të NATO-s por ne nuk ndalemi këtu, prandaj si president i juaji zotohem se do ta bëj vendin anëtarë në BE, për parteritet me SHBA-në, zotohem për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, zotohem për një marrëveshje të re të Ohrit por për kornizë ekonomike, zotohem se do të jemi busull e integrimit euroatlantik. Unë e di se shumë njerëz thonë se kemi ambicie të mëdha, por dua të them se populli jonë e meriton integrimin në BE”, tha Osmani. 

    Osmani tha se ende janë të freskëta ngjarjet e 27 prillit që ai i quajti si më të kobshmet në historinë e Maqedonisë.

    Osmani tha se ato ngjarje ndodhën vetëm pse po zgjidhet Talat Xhaferi kryetar Kuvendi dhe vetëm pse ai ishte shqiptar. Ndërkohë kandidati Osmani përmendi edhe kryetarin e ASh-së, Ziadin Selën, ku tha se gati humbi jetën.

    “7 vite më parë, pothuajse pikërisht në këtë ditë, diku qindra metra larg nga ky vend, atje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ndodhën ngjarjet më të kobshme të  historisë së re të shtetit tonë. Ju kujtohen ngjarjet e 27 prillit, ende i kemi para vetes pamjet e përgjakshme të deputetëve tanë. Cili ishte shkaku? Se Talat Xhaferi bëhej kryetar i Kuvendit. Cili ishte problemi? Vetëm fakti se ai ishte shqiptar dhe asgjë tjetër. Ende më kujtohen pamjet e Ziadin Sela që pothuajse humbi jetën atë ditë”, shtoi Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti në Shkup: UÇK-ja është ajo që e bëri Maqedoninë

    Lajmi i rradhës

    Kosova i kërkon BE-së heqjen e masave “të padrejta”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë