Osmani: Është herët të thuhet nëse kemi kushte për ndryshime kushtetuese

    Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë shkas që shteti të frenoj në rrugën euro-atlantike, nuk do të jemi as tani, kështu u shpreh në një intervistë për “360 Gradë” në Alsat, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, i pyetur për qëndrim pas njoftimeve nga Grupi i Punës për ndryshimet kushtetuese, se tema e 20 përqindëshit nuk është në rendin e ditës, përcjell Nistori.

    “Në rast se arrijmë që të gjejmë konsensus, do të ishte mirë dhe në interes për të gjithë, për riemërimin e 20%. Në rast se nuk mundemi, nuk do të doja që të jemi alibi për Mickoskin dhe kompaninë, ta pengoj të ardhmen evropiane të shtetit. Asnjëherë shqiptarët nuk kanë qenë shkas që ky shtet të frenoj në rrugën euro-atlantike, nuk do të donim as në këtë pikë kritike kur vendi gjendet në udhëkryq”, tha Osmani.

    Ka apo jo kushte për ndryshimet kushtetuese?

    Osmani vlerësoi se vendi po vonohet me fillimin e debatit publik lidhur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ndërkohë që shtoi se akoma është herët që të vlerësohet nëse Kuvendi do të ketë kushte për miratimin e tyre.

    “Mendoj se është shumë herët që të bëhet një vlerësim objektiv se kemi apo nuk kemi kushte për ndryshime kushtetuese, për arsye se akoma nuk ka filluar debati publik zyrtar lidhur me formulimet konkrete. Dhe këtu, do të them qëndrimin personal, mendoj se jemi vonë. Insistoj që kjo të ndodh sa më shpejtë”, shtoi Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Këshilltarët: Vetëm garazhet në kate e shpëtojnë kaosin në komunikacionin e Tetovës, dhënia me koncension e parkingut për përfitime të Kasamit

    Lajmi i rradhës

    Rrugët njëkahëshe në Tetovë, së shpejti fillon në praktikë zbatimi i vendimit të këshillit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë